Sipas regjistrimit të vitit 2002 në Komunën e Çairit jetojnë 67,300 banorë, nga të cilët 57% shqiptarë, 24% maqedonë, 7% turq, 5% romë, 4% boshnjak dhe 2% të tjerë.[nevojitet citimi] Prej 2002 nuk ka pasur asnjë regjistrim të banorëve dhe numrat mund të kenë ndryshuar shumë. Sipas disa parashikimeve numri i banorëve mund të arrin 100 mijë, me një shumica të madhe shqiptare deri në 80% e ml shumë.
Rritja e popullsisë më së shumti mund të jetë për shkak të lëvizjes prej katundeve në qytet. Kjo gjithashtu ka shkaktuar një katastrofë të madhe me ndërtimin e shumë shtëpive, banesave, dhe shumë ndërtesave paleje të cilat si pasojë kan lënë rrugë shumë të ngushta, trafik të madhë ku nuk ka vend për parking.
Kjo e bën komunën njëren prej komunave me më shumë dendësi për banor në Evropë.